Lajme lojërash

Deus Ex: Human Revolution konfirmohet për Wii U

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Deus Ex: Human Revolution konfirmohet për Wii U

Square Enix ka konfirmuar se versioni Director’s Cut i Deus Ex: Human Revolution do të dalë ekskluzivisht për në Wii U.

Nuk ka pasur akoma një datë të saktë rreth kësaj dalje, por versioni Director’s Cut do të jetë i krijuar për mbështetje Gamepad me hakim touch screen, editim hartash interaktive, sniper të përmirësuar, hedhje mbrapsht të granatave si dhe përmirësime të tjera të tipit hub.

Versioni do të përfshijë gjithashtu komente gjatë lojës si dhe guida në formën e ndihmës.

Misioni i shpëtimit të Tong dhe kapitulli Missing Link do të integrohen në lojë, ndërsa rikrijim i ndeshjeve me kapot, ndryshime në luftim, balancim i AI dhe përmirësime vizuale do të jenë gjithashtu pjesë e paketës. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>