Lajme lojërash

Destiny ka më tepër se 9.5 milionë përdorues të regjistruar

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Destiny ka më tepër se 9.5 milionë përdorues të regjistruar

Destiny ka më tepër se 9.5 milionë përdorues të regjistruar, lajmëroi Activison në raportin e vet të fundit për fitimet e arritura, që tregon që ka shitur aq shumë kopje. “Ka një marrëdhënie përmes të cilës bëhet shitja, por nuk është ekzakte pasi disa njerëz kanë më tepër se një profil,” tha publikuesi gjatë një seksioni me pyetje dhe përgjigje. Kjo kompani po ashtu tha që “puna ka filluar edhe në pakot e ardhshme të zgjerimit, e po ashtu edhe në lëshimin tonë të ardhshëm të plotë të lojës.” Angazhimi i lojtarëve duket po ashtu i lartë, ku lojtari mesatar rri i kyçur mesatarisht tri orë gjatë ditës.

Activision tha që ishte franshiza më e madhe e re e lëshuar në historinë e video lojërave dhe, sipas NPD, ishte në mesin e top 10 lëshimeve më të mëdha të lojërave të bëra ndonjëherë në SHBA. Publikuesi tha që ka pasur tremujorin e vet të tretë më të madh me të hyra në vlerë prej 753 milionë dollarë, që është një rritje mjaft e madhe në krahasim me 691 milionë dollarë që ka fituar gjatë të njëjtës periudhë kohore vitin e kaluar. Për më tepër, Activision tha që CallofDuty: AdvancedWarfare është loja më së të tepërmi e para-porositur e vitit, ndonëse nuk ka zbuluar numrin e para-porositjeve të bëra. (GameWorld Albanian)

Tags >

Destiny
Lajmet e fundit>