Lojërat

Deri tani janë shitur 9.7 milionë lojëra për PS4

Jan 8 2014
0 Shpërndarje
Deri tani janë shitur 9.7 milionë lojëra për PS4

Sony ka lajmëruar që ka shitur më tepër se 9.7 milionë lojëra të PlayStation 4 që nga lëshimi. Kjo përfshin kopjet e shitura në blerjet me pakicë dhe përgjatë dyqanit të PlayStation.

Sony ka shitur 4.2 milionë njësi PS4 deri tani, duke nënkuptuar që ritmi i marrjes së sistemit – që është, sa lojëra mesatarisht ka blerë përdoruesi – qëndron rreth 2.3. Disa nga top lojërat e shitura, sipas Sony-t janë: Call of Duty: Ghosts, Assassin’s Creed IV: Black Flag, Battlefield 4, FIFA 14, dhe Killzone: Shadow Fall.

Sony po ashtu raportoi që abonimet globale në PlayStation Plus janë rritur për më tepër se 90 për qind që nga lëshimi i PS4. Në fund, Sony lajmëroi që përdoruesit kanë transmetuar më tepër se 1.7 milionë transmetime nga sistemet e tyre PS4 deri tani përgjatë shërbimeve si Twitch deh Ustream duke arritur kështu 55 milionë minuta.

Twitch ndaras konfirmoi që 20 për qind e përdoruesve të vet janë posedues të PS4. PS4 është për momentin në dispozicion në 53 shtete përreth botës dhe pritet të lëshohet më 22 shkurt në Japoni. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>