Lajme lojërash

Dënohet adoleshenti për fyerje ndaj lojtarit të League of Legends

Jul 30 2014
0 Shpërndarje
Dënohet adoleshenti për fyerje ndaj lojtarit të League of Legends

Justin Carter, 19 vjeç, është një adoleshent të cilit i pëlqejnë lojërat kompjuterike. Ai është i pasionuar pas lojës së njohur anembanë botës, League of Legends. Justin Carter u arrestua nga policia për shkak të një konflikti, i cili nisi brenda chatit të lojës kur ky i fundit ju drejtua me fjalë fyese një lojtari tjetër, e më pas vazhdoi këtë konflikt edhe në Facebook. Shumica e lojtarëve të lojërave online fyejnë pa menduar për pasojat pasi ata nuk e njohin identitetin e njëri-tjetrit. Justin Carter pas konfliktit kërcënoi se do të vizitonte një shkollë fillore pranë shtëpisë së tij dhe do të qëllonte të gjithë studentët e saj.

Përdoruesit e internetit shumicën e rasteve i marrin këto fjalë për shaka dhe nuk u japin shumë rëndësi, megjithatë një grua nga Kanadaja, lojtare e rregullt e League of Legends, vendosi të thërrasë policinë. Adoleshentit 19 vjeçar i është vendosur një gjobë prej 500,000 dollarësh dhe një dënim prej 10 vjetësh burgim. Familja e tij është munduar ta anulojë çështjen, por gjykatësi nuk ka rënë dakord. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>