Sony PlayStation

Demon’s Souls

Jun 21 2012
0 Shpërndarje
Demon’s Souls

Demon’s Souls është një lojë aksion RPG e zhvilluar nga From Software ekskluzivisht për Play Station 3. Loja doli në treg në Japoni më 5 shkurt 2009, dhe u publikua nga Sony Computer Entertainment. Në Amerikë dhe Europë u publikua përkatësisht në datat 23 dhe 25 qershor 2010.

Loja është e vendosur në një botë fantastike dhe të errët, ku lojtari kontrollon një hero i cili ka udhëtuar në mbretërinë e Boletaria, e cila është duke u shkatërruar nga një mjegull e mallkuar e cila sjell me vete demona që i përkasin shpirtrave të njerëzve të vdekur.

Lojtari vret demona duke jua marrë atyre shpirtrat të cilat shërbejnë për të blerë, rregulluar apo rritjen e statistikave të lojtarit si; forcën, fatin apo rezistencën. Loja përfshinë një sistem të krijimit të karakterit me një theks të veçantë në mbledhjen e sendeve me vlerë përmes luftimit me armiq në vende të ndryshme. Ka një sistem online me shumë lojtarë (multiplayer) e integruar në modulin e lojës me një lojtar, ku lojtarët mund të dërgojnë porosi dhe paralajmërime për lojtarët e tjerë nëpër botë.

Demon’s Souls ka marrë shumë kritika pozitive, duke fituar disa çmime duke u vlerësuar për art dizajnin e tij të fantazisë së errët, variacione në zgjedhjen e luftimit dhe integrimi i modulit multiplayer. Loja është veçanërisht e dukshme për nivelin e saj të lartë të vështirësisë me shumë kritika duke e bërë atë një sfidë të vërtetë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>