Lajme lojërash

Del pasardhësi shpirtëror i Eternal Darkness

May 6 2013
0 Shpërndarje
Del pasardhësi shpirtëror i Eternal Darkness

Krijuesit e lojës horror Eternal Darkness: Sanity’s Requiem e cila doli në vitin 2002 për GameCube, nxorën një pasardhës shpirtëror i cili quhet Shadow of the Eternal. Tani për tani ka dalë vetëm traileri dhe nga ajo çfarë IGN ka thënë, loja po krijohet në Precursor Games.

Sipas komenteve të bëra nga stafi i IGN në Twitter, Presidenti i Silicon Knight Denis Dyack është i lidhur paksa më shumë se sa duhet me projektin.

Projekti origjinal i Eternal Darkness ishte i programuar për Nintendo 64 para se të zhvendosej për GameCube. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>