Lojërat

Deep Down, falas për PlayStation 4

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Deep Down, falas për PlayStation 4

Capcom ka lajmëruar në Shfaqjen për Lojëra në Tokio 2013 që loja e ardhshme Deep Down për PlayStation 4 do të jetë pa pagesë. Lajmi vjen nga një cicërimë e bërë nga presidenti i studiove të Sony-t në mbarë botën, Shuhei Yoshida.

Ekzekutivi i Sony-t po ashtu përmendi që loja e Capcom është paraparë që të vijë në fazë të hapur testuese “afër kohës së lëshimit të PS4 në Japoni”.

Kjo do të nënkuptonte që versioni i hapur testues i Deep Down pritet të lëshohet dikur në shkurtin e vitit 2014, siç ka lajmëruar Sony që konsolla e vet e ardhshme është paraparë të vijë në Japoni tre muaj pasi të jetë në dispozicion në Evropë dhe Amerikë Veriore. Më herët këtë muaj, prodhuesi Yoshinori Ono konfirmoi që loja do të zhvillohet në rrethin e Nju Jorkut në vitin 2094. (GameWorld Albanian)

Tags >

Deep Down
Lajmet e fundit>