Lojërat

Debuton video e re e Deus Ex: Human Revolution

Sep 21 2010
0 Shpërndarje
Debuton video e re e Deus Ex: Human Revolution

Në Tokyo Game Show është paraqitur një video e re e lojës Deus Ex: Human Revolution nga Eidos. Loja në fjalë që u prezantua me videon e re pritet të paraqitet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Është ende disa muaj larg data e paraqitjes në treg, dhe para se të paraqitet Deus Ex: Human Revolution do të debutojnë edhe lojëra të tjera të këtij zhanri first-person-shooter, por kjo nuk do të thotë se ju nuk do të duhej të jeni të emocionuar, sepse kjo lojë pritet të jetë në mesin e lojërave më mbresëlënëse që do të jenë në treg vitin e ardhshëm.

Tregimi përcjellë Adam Jensen, një oficer të sigurisë për një kompani private që është i lënduar rëndë pas një sulmi. Për të mbijetuar, Jensen i futet një serie të përpunimeve të trupit të tij që e bëjnë gjysmë-bionik dhe natyrisht tërësisht të fuqishëm. Ai më pas vendoset për të zbuluar konspiracionin që padyshim se do ta detyrojë atë të shpërthejë gjërat përreth tij në mënyra që janë grafikisht mahnitëse.

Shikoni videon në www.pcworld.al

Lajmet e fundit>