Lojërat

Publikohet demoja e FIFA 2017, ja sesi ta shkarkoni

Sep 14 2016
0 Shpërndarje
Publikohet demoja e FIFA 2017, ja sesi ta shkarkoni

Është publikuar ditën e sotme demoja e lojës së famshme sportive, FIFA 2017 për konsolat dhe kompjuterat personal. Demoja karakterizohet nga një eksperiencë e përzgjedhur e FIFA 2017 duke ofruar edhe një panoramë të asaj që pritet në versionin final të lojës.

Pjesë e kësaj demoje do të jetë edhe modaliteti “Udhëtimi” (The Journey) ku të apasionuarit do të luajnë yllin në ngritje Aleks Hunter të Mançester Junajtid. Do të jenë 12 klube të disponueshme në këtë demo:

  • Mançester Junajtid
  • Mançester Citi
  • Çelsi
  • Real Madrid
  • Juventus
  • Inter
  • Paris Saint Germain
  • Olimpik Lion
  • Siatëll
  • Bajern Mynih
  • Tigres
  • Gamba Osaka

Gjithashtu do të jenë tre stadiume pjesë e demos: Century Link, Stamford Bridge dhe Suita City. Në lidhje mëposhtë do të gjeni demot për platformat respektive.

Nëse po hasni probleme me shkarkimin e FIFA 17 në PlayStation 4 mos u shqetësoni sepse dyqani i PS4 po përjeton disa probleme. Do të jetë data 27 Shtator kur FIFA 2017 do të godasë tregjet. (Gameworld Albanian)

Tags >

FIFA 2017
Lajmet e fundit>