Android

Debuton Bubble Witch 3 Saga në Android, iOS dhe Facebook

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Debuton Bubble Witch 3 Saga në Android, iOS dhe Facebook

Zhvilluesi i njohur për krijimin e lojës Candy Crush Saga, King, publikoi ditën e sotme lojën më të re, Buuble Witch 3 Saga për iOS, Android, Amazon dhe rrjetin social Facebook.

Kjo lojë pritet të jetë një tjetër titull i suksesshëm në industrinë 36 miliard dollarëshe të lojërave. King, i shquar në zhvillimin e lojërave mister si Candy Crush Saga, u shndërrua shpejtë në një prej zhvilluesve më të mëdhenj në industri.

Ky sukses rezultoi me blerjen e kompanisë nga Activision Blizzard në Shkurt të 2016-tës. Versioni i parë i Bubble Witch Saga ishte edhe loja e parë mobile e King e cila debutoi në 2012 pas versioni Facebook kishte debutar në 2011.

Ashtu si paraardhësit, Bubble Witch 3 Saga bart ngjashmëri të shumta por me një mjet të ri shënjestre për të goditur flluskat me më lehtësi. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>