Lajme lojërash

Dead Space

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Dead Space
Dead Space është një lojë horror-mbijetesë me pamje në vetë të tretë, e zhvilluar nga EA Redwood Shores për Microsoft Windows, Play Station 3, iOS dhe Xbox 360. Lojtari vishet në rrobat e një inxhinieri, Isaac Clarke, i cili lufton me “Necromorphs”, përbindësha të krijuar nga trupa të vdekur të injektuar nga një virus Alien, brenda një anije kozmike të quajtur USG Ishimura. Loja, doli në treg në 14 tetor, 2008 dhe ka marrë shumë kritika pozitive dhe arriti të shesë më shumë se 2 milionë kopje.
Lojtari kryesor i lojës është quajtur i tillë, nga emrat e shkrimtarëve të fantashkencës Issac Asimov dhe Arthur c. Clarke. Loja nuk përmbanë tradicionalen e shfaqjes përballë informacionit, por i gjithë informacioni shfaqet para lojtarit përmes projektimeve holografike nga Resource Integration Gear, veshja kozmike e Isaac, e cila shfaqë armët që mbanë, jetën që ke, dhe informacione tjera të nevojshme. Por shikimi i këtyre informacioneve, nuk është si në lojërat e tjera që loja bën pushim kur veprohet, por ajo bëhet në kohë reale dhe lojtari mund të sulmohet nga çasti në çast.
Gjatë ecurisë së lojës, përveç vrasjes së përbindëshave, lojtari duhet të përballet dhe me një sërë enigmash dhe misteresh qe duhet të zgjidhen në mënyrë që të vazhdojë në lojë, ka dhe enigma dytësore që shërbejnë për zbulimin e armëve apo mjeteve të tjera shtesë të domosdoshme gjatë lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>