Lojërat

Dead Space 3

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Dead Space 3

Dead Space 3 është një lojë me qitje në veten e tretë e krijuar nga Visceral Games dhe e publikuar nga Electronic Arts. Loja u lajmërua në E3 2012 dhe doli më 8 shkurt të 2013.

Dead Space 3 është vazhdimi i Dead Space 2 dhe loja e tretë në serinë me të njëjtin emër. E vendosur në planetin e ngrirë Tau Volantis, loja ndjek protagonistin Isaac Clarke dhe John Carvers në përpjekjen e tyre për ti dhënë fund kërcënimit nga Nekromorfët njëherë e përgjithmonë.

Në lojë rikthehen elemente të vjetra si veshje RIG, pamjet me holografe si dhe armët që tregojnë statusin e jetës apo të municioneve. Në zonat me vakum një orë do të shfaqet në shpatullën e djathtë të personazhit duke treguar se sa oksigjen i ka ngelur akoma para se ai të asfiksohet. Dead Space 3 sjell një variacion shumë të madh krijesash të rrezikshme pasi prodhuesit e lojës donin ti shtonin pikëpamjen horror që kishte loja.

Gjithashtu është përmirësuar sistemi i modifikimit të armëve duke dhënë mundësinë e krijimit të armëve të reja. Loja mori vlerësime pozitive nga kritikët.

Game Informer i dha lojës notën 9.75/10 duke thënë se është një nga lojërat më fantastike të këtij brezi. Gamespot i dha notën 8/10 duke thënë se DS3 sjell shumë ide të reja në këtë zhanër dhe është me të vërtetë shumë interesante për tu luajtur.

Eventi zyrtar për lançimin e lojës u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar në Swansea Morfa Retail Park më 7 shkurt, 10:00 MD. (GameWorld Albaniana)

Lajmet e fundit>