Lajme lojërash

Dead Space 3 Demo vjen në janar

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
Dead Space 3 Demo vjen në janar

Electronic Arts ka bërë të ditur të mërkurën se demoja e Dead Space 3 do të jetë e disponueshme për Xbox LIVE dhe PlayStation Network duke filluar nga 22 janari i vitit 2013.

Përdoruesit e Xbox që nuk mund të presin deri atëhere, mund ta luajnë lojën edhe një javë më parë, pra më 15 janar, po vetëm nëse regjistrohen për një kod në http://demo.deadspace.com.

EA thotë se regjistrimet do të trajtohen sipas rradhës dhe kjo ofertë skadon më 14 janar në orën 11:59pm. Në demo do të shfaqet udhëheqësi Issac Clarke, i cili gjendet në planetin Tau Volantis së bashku me kolegun e tij John Carver.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga EA nëse loja do të mund të luhet në bashkëpunim me lojtarë të tjerë, qoftë online apo lokalisht.

Dead Space 3 do të jetë i disponueshëm në 5 shkurt në Amerikën e Veriut dhe në 8 shkurt në Evropë për PS3, Xbox 360 dhe PC. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>