Lajme lojërash

Dead Space 2

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Dead Space 2

Dead Space 2 është një lojë horror në vetën e tretë e krijuar nga Visceral Games dhe e publikuar nga Electronic Arts për Microsoft Windows, Playstation 3 dhe Xbox 360. E vendosur 3 vjet mbas ngjarjeve të versionit Dead Space fillestar, loja tregon historinë e protagonistit Isaac Clarke dhe luftën e tij kundër virusit Necromorph në Spwal, një qytet hapësinor sipër hënës më të madhe të Saturnit. Për dallim nga loja e parë, Dead Space 2 ka dhe një version Multiplayer, e cila vendos personazhe njerëzore kundër Necromorphs në Sprawl. Një version i quajtur Collector’s Edition është i disponueshëm për tri platformat.

Ju do të merrni kontrollin e personazhit të quajtur Isaac Clarke nga një perspektivë të vetes së tretë, duke parë nga sipër shpatullës së djathë të personazhit. Si në lojën e parë, përdoret kostumi Resource Integration Gear (RIG), një sistem i cili lejon projektimin e holografeve që transmetojnë mesazhe të ndryshme. Në rast se ndërpritet oksigjeni, një holograf tjetër mbi shpatullën e djathtë shfaqet që tregon dhe sa sekonda i kanë ngelur personazhit pa oksigjen para se ai të vdesë. RIG gjithashtu tregon jetën e Isaac në formën e shtyllës kurrizore. Si në  lojën e parë, Isaac duhet të luftojë tufa Necrophorms të cilat pësojnë mutacione dhe marrin kontroll mbi trupat njerëzorë.

Lojtari merr dy module: i pari i quajtur “stasis” e lejon Isaac të ngadalësojë objekte të cilat janë në lëvizje me qëllim që të kalojë sigurtë. Moduli tjetër është ai i quajtur “Kinesis” e cila e lejon personazhin të transportojë objekte të ndryshme me telekinezi. Gjithashtu mund të përdoret për të tërhequr shpata për në drejtim të Necromorph. Lojtari mund të azhurojë armët e veta në stacionet e punës duke përdorur nyje fuqie. Ekzistojnë edhe dyqanet në të cilat mund të shiten apo të bilhen gjëra të reja që gjenden gjatë lojës. Lojtari përballet në disa raste dhe me mungesë graviteti të cilat në disa zona u mungon dhe oksigjeni, në këto raste Isaac duhet të mbushë përsëri oksigjenin e vet me anë të bombolave të O2.

Dead Space 2 ka 5 nivele vështirësie: Casual, Normal, Survivalist, Zealot dhe Hard Core. Niveli Hard Core është i disponueshëm kur loja mbarohet të paktën një herë. Ajo luhet vetëm nga fillimi, është më e vështirë pasi i lejon lojtarit vetëm 3 ruajtje loje deri në përfundim, si dhe kundërshtarët janë shumë të fortë.

Loja ka marrë shumë vlerësime pozitive. PSM3 i dha lojës 92%. Official Xbox Magazine i dha një rëzultat prej 9.5. Game Informers i dha 9/10, duke i dhënë gjithashtu titullin “një vazhdim madhështor”. EA ka raportuar se Dead Space 2 shiti rreth 2 milionë njësi vetëm gjatë javës së parë që ajo doli në treg. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>