Lajme lojërash

“Dawn of the Dragons” së shpejti për iOS

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
“Dawn of the Dragons” së shpejti për iOS

Loja e 5th Planet Games, “Dawn of the Dragons” do të fillojë shpërndarjen përmes App Store duke filluar nga ky muaj. Deri tani, loja ka qenë e disponueshme në platforma si Kongregate dhe Facebook. Dawn of the Dragons është loja e parë nga 5th Planet që do të jetë e disponueshme edhe për mobile, por sigurisht, jo e fundit.

Lojtarët do të kenë mundësi të gjejnë mjaft elemente të zakonshme për ‘MMORPG’ (Massively multiplayer online role-playing game – lojëra me role që luhen online me shumë lojtarë).

Ashtu si edhe shumë lojëra ‘MMORPG’, ka mjaft gjëra interesante për të koleksionuar, kërkime për të përfunduar, monstra për të mundur, vende për të pushtuar, të gjitha këto të integruara me aksionin dhe fitoren si dhe të përfshira në modelin mobile pa pagesë.

Nëse jeni të familjarizuar dhe nëse e keni eksploruar botën e lojërave mobile, ndoshta keni dëgjuar për sistemet e energjisë. Ashtu si edhe shumë tituj të tjerë të suksesshëm, edhe Dawn of the Dragons përdor sisteme energjie të ndryshme për arritje të ndryshme, si eksplorimin, betejat, nxitjen e përdoruesve për të luajtur sa më shpesh etj.

Energjia mund të rikuperohet më kalimin e kohës, por lojtarët që duan të përshpejtojnë këtë proçes mund të blejnë energji nga dyqani me pagesë. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>