Lojërat

Darksiders: Wrath of War

Aug 18 2012
0 Shpërndarje
Darksiders: Wrath of War

Darksiders: Wrath of War është një lojë aksion-aventurë e zhvilluar nga Vigil Games dhe e publikuar nga THQ. Loja merr frymëzim nga apokalipsi, ku lojtari merr rolin e njërit prej 4 kalorësve të apokalipsit, War.

Loja doli në treg për Xbox 360 dhe Play Station 3 në 5 janar 2010 dhe versioni për PC doli në 22 shtator, 2010.

Darksiders është një lojë me një lojtar, ku lojtari në rolin e War është një nga 4 Kalorësit e Apokalipsit. Loja ndodhet në pamjen në vetën e tretë dhe lojtari përfshihet në luftim, zgjidhje enigmash dhe misteresh si dhe eksplorimin e zonave të lojës.

Bota përbëhet nga zona të ndara në shumë pjesë të cilat fillimisht janë të paaksesueshme nga War, deri sa ai merr një pjesë të fuqive të tij të humbura.

Qëndra e botës, The Scalding Gallow, shërben si lidhje ku War merr objektiva të reja dhe rrugë për të çliruar zona të reja. Secila nga zonat përmban rrugë të drejta ose jo, shumë prej të cilave kërkojnë ngjitje, notim, hedhje, eksplorim dhe zbulim të enigmave për të ecur në historinë e lojës.

Lufta në lojë kryhet midis ëngjëjve dhe djajve dhe ka një mënyrë unike për të vrarë secilin lloj nga armiqtë, zakonisht duke i shqyer ato përmes.

Darksiders ka marrë shumë kritika pozitive. GameZone i dha lojës 8/10 në të dy konsolat, PS3 dhe Xbox 360 duke thëne se: “THQ dhe Vigil Games kanë bërë një punë mahnitëse duke krijuar një lojë të tillë.” Game Evolution i dha lojës 9/10 në Xbox 360.

IGN deklaroi se Darksiders kombinon lojrat e Devil May Cry, God of War dhe The Legend of Zelda të cilat janë përdorur për të krahasuar stilin e Darksiders. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>