Lojërat

Darkiders II

Aug 29 2012
0 Shpërndarje
Darkiders II

Darkiders 2 është një lojë aksion-aventurë RPG e zhvilluar nga Vigil Games dhe e publikuar nga THQ. Loja është vazhdimi i Darksiders, vetëm se tani lojtari do të marrë kontrollin e Kalorësit Vdekja (Death), në vend të vëllait të tij Lufta (War).

Loja doli në treg në 13 gusht 2012 për PlayStation 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows dhe në fund të vitit do të jetë e disponueshme edhe për Wii U.

Ngjarjet zhvillohen gjatë burgimit 100-vjeçar të War, duke ndjekur historinë e vëllait të tij Death. Death kërkon të shpëtojë vëllain e tij, pasi beson se ai është i pafajshëm dhe se nuk ishte ai që e shkaktoi Apokalipsin që çoi në zhdukjen e racës njerëzore.

Sipas tij, War është një nga kalorësit më të nderuar e që nuk do të korruptohej kurrë, dhe beson se ai është viktimë e një komploti.

Death, në këtë mënyrë, shkon në kërkim të përgjigjeve në Ice Veil për të kërkuar Mbajtësin e Sekreteve, ku ky i fundit i thotë që duhet të shkojë tek Pema e Jetës në mënyrë që të rikthejë njerëzimin.

Në këtë numër, ku lojtari merr rolin e njërit prej kalorësve të Apokalipsit, loja ka të njëjtat karakteristika “kap dhe godit” dhe me elementë RPG. Ashtu si edhe numri i parë, lojtari ka armët kryesore të quajtura Scythes dhe armë dytësore që janë zakonisht sëpata, çekiçë dhe kthetra.

Në lojë, përveç luftimeve dhe akrobacirave, ka dhe zgjidhje enigmash dhe misteresh që janë thelbësore për të ecur në historinë e saj.

Përveç misioneve kryesore, loja ka dhe misione dytësore (shtesë). Këto misione shërbejnë për të marrë eksperienca të cilat vlejnë për t’u rritur në nivele dhe për të mësuar stile të reja luftimi.

Loja ka marrë shumë kritika pozitive, ku nga GameRankings dhe Metacritic ka marrë vlerësimin 85/100. IGN e ka vlerësuar vetëm me notën 7.5. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>