Lajmet

Dark Sector

Aug 14 2012
0 Shpërndarje
Dark Sector

Dark Sector është një lojë në vetën e tretë, aksion, e zhvilluar nga Digital Extremes për Xbox 360, Play Station 3 dhe Microsoft Windows.

E vendosur në vëndin fiktiv të Eastern Bloc të Lasria, loja përqëndrohet rreth protagonistit Hayden Tenno, një agjent i CIA-s.

Ndërsa ai përpiqet të kapë një agjent mashtruest të quajtur Mezner, krahu i djathtë i Hayden infektohet nga virusi Technocyte, e cila i jep atij aftësinë të ketë një shpatë me tre dhëmbë, një Glaive, në dorën e tij.

Dark Sector ka marë shumë kritika pozitive. Disa kritikë e kanë krahasuar atë me Resident Evil 4 dhe Gears of War, për shkak të ngjashmërisë në mënyrën e lojës dhe historinë, megjithatë ajo u vlerësua për pamjen e saj, origjinalitetin e aksioneve dhe lojës së bazuar në armë.

Në Dark Sector loja rrotullohet rreth përdorimit të Glaive, një boomerang me tre cepa, e cila kthehet përsëri prapa pasi lëshohet. Glaive mund të përdoret për të luftuar, për zgjidhjen e enigmave gjatë lojës dhe marjen e sendeve të ndryshme.

Kamera është e vendosur mbi shpatullat e lojtarit. Ai gjithashtu mund të fshihet pas objekteve dhe të mbrohet nga sulmet e shumta. Loja nuk ka një metër jete, por lojtari e kupton nga ngjyrat e ekranit të cilat bëhen të kuqe kur ai dëmtohet.

Në qoftë se Hayden mer shumë dëmtim, shpejtësia e ngjyrave do të rritet dhe do të dëgjohen dhe rrahjet e zemrës duke treguar që Hayden po gjakoset rëndë.

Uebfaqet e GameRankings dhe Metacritic i dhanë këto vlerësime lojës:

Për versionin e PS3, 73.14% dhe 72/100, versionit për Xbox 360 73.06 dhe 72100 dhe versionit për PC 65.22 dhe 66/100. Game Informer i dha notën 7.5/10 ndërsa San Francisco Chronicle i dha notën A-. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>