Lojërat

Dalin në shesh ekipet çerek finaliste

Nov 23 2010
0 Shpërndarje
Dalin në shesh ekipet çerek finaliste

Pas dy dite në Assasin Creed Tournament, dalin në shesh 8 ekipet që shkojnë në fazen tjetër qerekfinale.

Katër ekipet e para u bënë të ditur pasi që i kemi cekur edhe dje. Ato janë explode, mikro, forever dhe bacardi, kurse sot në diten e dytë të turneut mësojmë edhe katër ekipet tjera që siguruan kalimin në qerek-finale. Bëhet fjal për mteam, unique, undead, unreallity.

Struktura më interesante e ditës së sotme ishte Grupi C, pasi që tre ekipe kishin pikë të njejta por kalimin në fazën tjetër e vendosën rundet e fitura dhe të humbura. Fatin e keq e kishte blackbox ,pasi që nuk kishte mbledhur po aq runde sa të siguroj kalimin në fazën tjetër.

Blackbox, lojën e parë në mengjesin e ditës së sotme e luajti kundër ekipit mteam, edhe pse ky ekip u kualifikua për fazën tjetër ajo u mposht nga blackbox. mteam në fillim kaluan në avantazh, dhe pjesën e parë arritën që ta përmbyllnin me një rezultat prej 10-5. Në pjesën e dytë blackbox arriti që t’i mbledh plot 11 pikë duke arritur kshtu t’i lëshoj nga dora vetëm 3 pikë, dhe ta përmbyll rezultatin në 16-13 në favor të tyre.

Ajo në lojen e dytë humbi kundër ekipit unique, edhe pse në pjesën e parë unique arriti ta përmbyll vetem në 3 pikë diferencë prej 9-6. Ata në pjesën e dytë bën një lojë shum të bukur dhe krijuan një rezultat të thellë prej 7-1 duke vendosur kështu rezultatin përfundimtar në 16-7.

Në lojën kundër forggoten, blackbox solli një spektakël pasi deklasoi këtë ekip me një rezultat shum të thellë 16-1. Loja tjetër kundër error nuk u luajt pasi që ata nuk kishin fituar pikë të mjaftushme që ta kalonin këtë fazë për atë edhe nuk e zhvilluan këtë lojë. Pra blackbox me 6 pikë të fituara dhe me 55runde+ dhe 30 minus nuk arritën të kalojnë në fazën tjetër qerek-finale.

Ndërkaq mteam pas humbjes ndaj blackbox, arritën të këndellen duke fituar kshtu kundër forggoten me rezultat të thellë 16-2.

Pas kësaj, mteam u gjend para unique ku arriti që pjesën e parë ta përmmbyll në 3 lojë diferencë prej 9-6 në favor të tyre, por në pjesën e dytë ajo fitoi me rezultat 7-4 dhe kështu përmbylli rezultatin në 16-10.

Njejt si blackbox, lojën e fundit kundër error nuk e zhvilloi pasi që ky ekip nuk i kishte siguruar pikët e mjaftueshme për kalim në fazën tjetër.

Ndërsa e fundit unique, arriti që këtë fazë ta kaloi më vështërsi, pasi që u kualifikua vetëm pasi kishte 7 runde më tepër se blackbox.

-Në grupin D nuk u zhvilluan lojëra mjaft atraktive pasi në këtë grup luajtën vetem 3 ekipe si pasojëe  mungesës së dy ekipeve dida dhe ftc. Për atë edhe sistemi i grupeve ndryshoi.

Undead nuk pati punë të vështirë dhe arriti që ti kaloi grupet pa asnjë humbje. Ajo dy lojrat e para i zhvilloi kundër highteam. Në de_dust2 ajo arriti që në pjes të parë ti siguroj 12pikë duke i lënë highteam vetem 3, kurse në të dytën i mjaftoi rezultati 4-2 që ta vulos rezultatin në 16-5. Edhe në de_nuke ajo nuk pati punë të vështirë dhe kshtu pjesën e parë fitoi me rezultat 10-5, ndërsa në të dytën me një rezultat të barabart prej 6-6 i mjaftoi që të siguroj fitoren prej 16-11

Kundër unreallity në de_dust2, undead pati një lojë të themi disi më të vështirë. Pjesën e parë, undead e përmbylli me 3 pikë diferenc prej 9-6, ndërsa në të dytën me rezultatin 7-6 ia doli mbanë për të fituar me rezultat 16-12. Edhe pse kishte siguruar kalimin në fazën tjetër, undead nuk e lëshoi nga dora as lojën e fundit në de_inferno kunder unreallity. Aty undead fitoi më bindshëm duke mbaruar pjesën e parë në 11-4 në favor të tyre, kurse në të dytën rezultati 5-3 ishte i mjaftushëm për fitoren në 16-7

Ndërsa për vendin e dytë u zhvilluan lojrat nga unreallity dhe highteam. Këto dy ekipe u përballën dy herë, një herë në de_inferno dhe një herë në de_nuke dhe dy ekipet fituan nga një herë, por unreallity pasi që kishte runde më pak të humbura se sa highteam arriti që të zë vend në 1/8 e ekipeve kualifikuese.

Ekipet që siguruan kalimin në qerek-finale janë:

eXplode
Mikro
FOREVER
BACARDI
mteam
uNIQUE
undead
unreallity

Ndërsa në 1/8 e finales takohen këto ekipe:

eXplode   vs    uNIQUE
Mikro       vs    mteam
FOREVER vs    unreallity
BACARDI vs    undead

Ndërkaq loja më interesante e shumë pritur prej të gjithve që do të ndodh në finale është mes eXplode dhe uNIQUE pasi që të dyja këto ekipe cilësohen si favorit i këti eventi.

Sigurohuni të qëndroni në gameworld.al për të rejat që do vinë.

Lajmet e fundit>