Lajmet

Cyberpunk 2077 do të debutojë në fund të 2016-tës citojnë burime të besueshme

Dec 8 2015
0 Shpërndarje
Cyberpunk 2077 do të debutojë në fund të 2016-tës citojnë burime të besueshme

Cyberpunk 2077 do të debutojë përpara fundit të 2016-tës. Ky informacion vjen nga Gamereactor Germany i cili citon burime të afërta me zhvilluesit CD Projekt.

Të gjithë besonin se kjo do të ishte e pamundur pa finalizuar punën me The Witcher 3. Cyberpunk 2077 u prezantua në 2012-tën plot 3 vite më parë. Megjithatë CD Projekt nuk ka dhënë një datë zyrtare.

Loja aktualisht është konfirmuar vetëm për kompjuterat ndërsa sipas burimit në fjalë, PlayStation 4 dhe Xbox ngelen një destinacion i arritshëm.

Më 5 dhjetor studioja konfirmoi një anagazhim më të thellë me Cyberpunk 2077. Megjithatë synimet e saj janë edhe vijimin e mbështetjes për Witcher 3 ku fushata Blood and Wine do të mbërrijë në 2016-tën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>