Android

Cut the Rope 2 vjen për Android

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Cut the Rope 2 vjen për Android

Pak muaj pas debutimit në App Store, zhvilluesi i ZeptoLab ka lëshuar versionin Cut the Rope 2 për Android. Është falas për shkarkim në Google Play Store dhe do të vijë edhe në Dyqanin e Aplikacioneve të Amazon më 30 mars. Vihet re gjithashtu se mungon etiketimi i çmimit, duke marrë parasysh se vitin e kaluar kushtonte 0.99 $ për iOS. Ky fakt mbase tregon numrin e madh të blerjeve të aplikacionit në App Store, dhe do të ishte interesante gjithashtu të shohim nëse versioni i ri për Android do të përfshijë tranaksione të vogla për tu kompensuar sadopak zhvillim i aplikacionit.

Për ti vendosur “kapakun” lëshimit të sotëm për Android, ZeptoLabs njoftoi se Cut the Rope Franchise ka kaluar 500 milion shkarkime të përgjithshme. Origjinali është pasuar nga disa versione si: Cut the Rope: Time Travel dhe Cut the Rope: Experiments, por është akoma e paqartë sesi kjo statistikë është e ndarë mes versioneve.

Nëse akoma nuk keni provuar versionin Cut the Rope 2, ai ka sjell karaktere të reja si Toss, Boo dhe Blue bashkë me heroin Om Nom si dhe 120 nivele të reja për tu luajtur dhe pamje vizuale të përmirësuara. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>