Lajme lojërash

Crytek planifikon versionin online falas të lojës Crysis

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Crytek planifikon versionin online falas të lojës Crysis

Shefi ekzekutiv i Crytek, Cevat Yerli, ka thënë se kompania ka plane për të hedhur në qarkullim një version online falas të lojës, ndërkohë që Crysis i radhës nuk do të titullohet Crysis 4.

Crysis 3 është produkti më i fundit i studios, por CEO i Crytek, Cevat Yerli, ka folur për të ardhmen. Duke folur për Eurogamer, Yerli ka thënë se kompania ka plane radikale për të ardhmen e kësaj serie, që përfshin edhe një version online falas të Crysis, ndërkohë që loja që do të pasojë Crysis 3 nuk do të titullohet Crysis 4.

Crytek e ka bërë të qartë admirimin për lojërat falas dhe aktualisht është duke punuar për lojën Warface, duke shtuar se të gjitha lojërat e saj të ardhshme do të jenë në versionin pa pagesë pas Crysis 3 dhe Homefron 2.

Kemi në plan të hedhim në qarkullim një version falas të Crysis, por ende nuk është vendosur se si do të jetë, kur do të bëhet dhe kur do të jetë i gatshëm.

Por kemi një ide të qartë se si do të jetë dhe se si mund të bashkëjetojnë për një periudhe loja që shitet me atë që është falas.” Crysis 3 do të dalë për Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC në shkurt të vitit 2013. (GameWorld Albanian)

Tags >

Crysis 3
Lajmet e fundit>