Lajme lojërash

Crytek CEO premton të “shkrijë” kompjuterin tuaj me Crysis 3

Aug 24 2012
0 Shpërndarje
Crytek CEO premton të “shkrijë” kompjuterin tuaj me Crysis 3

Në fillim Crysis ishte një nga lojrat më ambicioze me luftë që ka hasur PC-ja, megjithatë parametrat e saj shkatërruese bënë që audienca të ishte e kufizuar në një rreth të vogël përdoruesish.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ky rreth madje nuk mund ta luante lojën me parametrat në maksimum. Kërkesat e parametrave u përmirësuan ndjeshëm me paketën shtesë të Crysis: Warhead, dhe këto parametra ishin pak më të larta.

Disa lojtarë PC-sh shumë të apasionuar nuk e falën kurrë kompaninë për përkeqësimin që iu bë serive të lojës, në mënyrë që këto të fundit të ishin në përputhje me konsolat. Në qoftë se e përfshini veten ndërmjet këtyre personave të ‘ofenduar’ nga Crysis 2 atëherë jeni me fat. Cevat Yerli, CEO i Crytek, premtoi të “shkrijë” PC-në tuaj me serinë tjetër të Crysis, Crysis 3.

Sipas Yerli, PC-të janë shumë përpara, duke bërë që Crysis 3 të duket fantastike në to por në të njëjtën kohë, fakti që të luhet shumë mirë edhe në konsola do të jetë një sfidë që nuk e kanë pasur në Crysis 2.

Kjo sepse PC-të dhe konsolat ishin goxha afër dhe në Crysis 1 ata u përqëndruan vetëm në PC. Tashmë ata po përpiqen të mos rrezikojnë PC por të shtyjnë më shumë përpara konsolat.

Ne, me shumë mundësi, nuk do të biem dakort me Yerlin në barazinë midis PC-ve dhe konsolave për sa i pëkret Crysis 2 dhe daljes së vet në treg para një viti. Megjithatë në qoftë se shikoni “mesataren” e fuqisë kompjuterike të një lojtari PC, ai mund të ketë të drejtë.

Pavarësisht të gjithave, ndonjëherë harrohet se këto kompani duhet të shesin miliona, dhe jo thjesht mijëra për të justifikuar koston e prodhimit të këtyre lojrave moderne. (GameWorld Albanian)

Tags >

Crysis 3
Lajmet e fundit>