Lojërat

Crysis

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Crysis

Crysis është një lojë me qitje në veten e parë e krijuar nga Crtytek dhe e publikuar nga Electronic Arts për Microsoft Windows në nëntor të 2007.

Kjo është loja e parë e trilogjisë me të njëjtin emër. Një lojë e veçantë e quajtur Crysis: Warhead doli më 12 shtator 2008 dhe ndjek ngjarje të ngjashme me Crysis, por në një prespektivë tjetër. Pas daljes në treg, Crysis është vlerësuar jashtëzakonisht shumë për grafikën fantastike që ka (por gjithashtu edhe per kërkesat e larta që ka në aspektin specifikave të kompjuterit).

Loja vendoset në të ardhmen ku një strukturë aliene me përmasa gjigante është zbuluar në një ishull dhe varrosur në brendësinë e një mali afër bregdetit Filipinas. Në lojën Single Campaign lojtari merr rolin e një ushtari Delta Force, Jake Dunn, ose siç i referohen në lojë, Nomad.

Nomadi është i pajisur me pajisje shumë të avancuara teknologjikisht, ku më e përfolura është armature nano. Kjo e fundit është në gjende të ndryshojë karakteristikat e veta sipas dëshirave të lojtarit. Crysis përdor grafikën Direct3D dhe përdor të njëjtën makineri të Crytek, CryEngine 2.

Crysis vetëm gjatë dy javëve të para shiti 86 mijë kopje në Amerikën e Veriut. Përgjithësisht loja mori vlerësime pozitive, ku ai me vlera më të larta ishte versionin PC. GameRanking e vlerësoi me 90.23% ndërsa Metacritic me 91/100. (GameWorld Albanian)

Specifikat:

CPU: Intel Core 2 duo 2.2 GHz

Memorje: 2 GB

HDD: 12 GB

Grafika: Nvidfia GeForce 8800

Tags >

Crysis 3
Lajmet e fundit>