Lojërat

Crysis 3

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Crysis 3

Crysis 3 është një lojë me qitje në veten e parë e krijuar nga Crytek dhe e publikuar nga Electronic Arts për Microsoft Windows, Playstation 3 dhe Xbox 360.

Loja është e treta në serinë me të njëjtin emër dhe një vazhdim i Crysis 2 i cili doli në 2011. Crysis 2 mori disa kritika nga përdoruesit e PC sepse për shkak të përshatjeve për konsolat e tjera, duhet të sakrifikohej në cilësinë e lojrave.

Tani CEO i Crytek, Cevat Yerli, u premtoi lojtarëve të PC se Crysis 3 “do t’iu shkrijë kompjuterin” për shkak të cilësisë shumë të lartë që do të ketë. Versioni për PC do të shfrytëzojë DirectX 11 dhe motorin Cry Engine 3. Do të ketë shumë elemente shtesë si harta e shumëfishtë, mjegullat, hijet por të gjitha këto vetëm për versionin për PC pasi konsolat nuk e përballojnë dot këtë cilësi të lartë.

Një version Alpha doli më 31 tetor të 2012 me dy nga hartat e lojës të gatshme për tu provuar, ndërsa versioni beta u bë i disponueshëm më 29 janar 2013 deri më 12 shkurt 2013.

Crytek dhe EA lajmëruan se mbi 3 milionë njerëz morrën pjesë në beta. (GameWorld Albanian)

Specifikat:

CPU: Intel Core i3-530

Memorje: 4GB

Grafika: Nvidia GeForce GTX 560

HDD: 12GB

Tags >

Crysis 3
Lajmet e fundit>