Lojërat

Crysis 2

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Crysis 2

Crysis 2 është një lojë me qitje në veten e parë e krijuar nga Crytek, e publikuar nga Electronic Arts dhe e lançuar në Amerikën Veriore, Australi dhe Europë në mars të 2011 për Microsoft Windows, Playstation 3 dhe Xbox 360.

Loja u lajmërua më 1 qershor 2009 dhe është e dyta në serinë me të njëjtin emër si dhe vazhdimi direkt i lojës Crysis (2007). Histroia është shkruar nga autori Richard Morgan dhe nga Peter Watts. Loja është e para që përdor CryEngine 3 dhe e para për konsolat. Gjatë lojës merret roli i një ushtari të marinës i quajtur Alcatraz.

Njësoj si parardhësja e vet, loja lejon modifikimin e armëve dhe aftësive. Crytek deshte të evitonte krijimin e një loje tjetër të vendosur në xhungel kështu që Nju Jorku u modifikua si “xhungla urbane”. Ambjenti i ri ofron mundësi të reja si kërkimet nga kati në kat të ndërtesave të ndryshme. Crysis 2 i filloi punimet në 2007.

Loja mori vlerësmie pozitive nga kritikët si dhe shumë vlerësime për grafikën dhe më detajisht për armaturën nano. GameRankning e vlerësoi me 85.68% ndërsa Metacritic me 86/100. (GameWorld Albanian)

Specifikat:

CPU: Intel Core 2 Duo E4400

Memorja: 2 GB

HDD: 9 GB

Grafika: Nvidia GeForce 8800GT

Tags >

Crysis 3
Lajmet e fundit>