Lojërat

Crusaders of Might and Magic

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
Crusaders of Might and Magic

Crusaders of Might and Magic është një lojë e tipit RPG me perspektivë në veten e tretë, e krijuar dhe publikuar nga studioja 3DO e cila ndodhet në Teksas, si dhe Redwood Shores.

Loja ka pasur versione të ndryshme si ajo për PC dhe Playstation, ndërsa zëri i protagonistit Drake i përket Kevin Conroy. Versioni për PC ishte i planifikuar të dilte në të njëjtën kohë me atë për Playstation, gjithsesi skuadra e PC kishte vetëm 7 muaj që punonte mbi lojën, në krahasim me atë për PS e cila kishte shumë vjet. Si përfundim, të dyja versionet dolën në Krishtlindjet e 1999.

Ngjarjet ndodhin në një univers tjetër ku magjia është e pranishme në botën e përditshme dhe merret kontrolli i një djali të ri të quajtur Drake.

Ai është i vetmi i mbijetuar i një masakre nga krijesa të pavdekshme dhe niset në një aventurë për të marrë hakmarrjeje.

Gjatë lojës merren armë dhe armatura të ndryshme, si dhe gjithashtu është integruar sistemi i rritjes në nivel me anë të eksperiencës.

Loja mori vlerësime përgjithësisht të mira, dhe ku faktor kryesor luajti 3D e cila ishte realizuar shumë mirë për atë kohë.(GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>