Lajme lojërash

Cristiano Ronaldo do të jetë imazhi i FIFA 18

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Gjatë ndeshjes Ronaldo shënoi dy nga katër golat që gjunjëzuan ekipin Torinez të Juventus. Cristiano Ronaldo do të jetë imazhi i FIFA 18

EA Sports lajmëroi se ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo do të jetë imazhi i FIFA 18. Kjo njoftim erdhi menjëherë pas ekipi spanjoll i Realit të Madridit fitoi ligën e Kampionëve mbrëmjen e së Shtunës.

Gjatë ndeshjes Ronaldo shënoi dy nga katër golat që gjunjëzuan ekipin Torinez të Juventus. Real Madrid u bë ekipi i parë në histori që fiton dy titujt njëpasnjëshme.

Në një dalje për shtyp EA Sports shprehej:

“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar që bashkëpunimi ynë i radhës është me Cristiano-n. Bashkëpunimi në të kaluarën me të na ka mësuar shumë rreth stilit të tij unik të lojës dhe asaj çfarë e bën atë të veçantë. Pasioni, energjia, dhe adhuruesit e tij në mbarë botën janë ambasadori perfekt i FIFA 18.”

Ja sesi do të ngjajë kopertina e FIFA 18:

 

Loja del në shitje më 29 Shtator në PS4, Xbox One, Nintendo Switch, PS3, Xbox 360 dhe PC. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>