Android

Crazy Taxi vjen për Android

Jul 12 2013
0 Shpërndarje
Crazy Taxi vjen për Android

Pas lëshimit vitin e kaluar për iOS, loja me gara me vetura e Dreamcast ka ardhur në tregun e Androidit për 5 dollarë. Loja Crazy Taxi e Dreamcast tani është në dispozicion për t’u shkarkuar për pajisjet për Android nga Google Play Store për 5 dollarë, ka lajmëruar Sega. Loja ka qenë në dispozicion për iOS që nga tetori i vitit 2012.

Crazy Tax për Android mbështet lojën prej 3, 5, ose 10 minuta në format Arcade dhe Orignal, e gjithashtu në format me prekje të ekranit apo me anim të telefonit. Veçoritë e tjera përfshijnë mbështetjen për kontrolluesin fizik dhe 16 mini-lojëra.

Crazy Taxi i bashkohet një katalogu që është në rritje të titujve të Sega-s që janë në dispozicion për pajisjet me iOS dhe Android që përfshijnë lojëra të ndryshme, duke përfshirë Sonic the Hedgehog, e po ashtu edhe Super Monkey Ball dhe Virtual Tennis. (GameWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>