Lojërat

crAck kthehet në Gaming.CO

Apr 21 2011
0 Shpërndarje
crAck kthehet në Gaming.CO

Gaming.CO ka deklaruar që Nicolás “crAck” Cuña është rikthyer në ekipin e Counter-Strike.

Lojtari spanjoll ka lëshuar ekipin muajin e kaluar për shkak të një lëndimi të krahut, ku në vend të tij ka hyrë në ekip veterani Borja “GuMmY” Gonzales përkohësisht.

Megjithatë, pasi që Gonzales është kthyer në ekipin x6tence, Gaming.CO kanë rikthyer Cuna-n, i cili ishte konsideruar i aftë për tu kthyer në lojë.

Gaming.CO, ekipi i cili fitoi Reus Lan Party në vikend, ka qenë i ftuar të luajë në Iberian League dhe është kualifikuar për sezonin që po vjen EPS.

Ekipi spanjoll tani ka:

David “Snkr” Sanchez

Francisco Jose “weyS” Nunez

Raul “hankey” Fernandez

Francesc “donQ” Savall

Nicola “crAck” Cuna

Lajmet e fundit>