Lojërat

Ç’paketim i Sony Play Station VR, në shitje nga data 13 Tetor

Sep 30 2016
0 Shpërndarje
Ç’paketim i Sony Play Station VR, në shitje nga data 13 Tetor

Kur na ndajnë vetëm dy javë nga debutimi i PlayStation VR më 13 Tetor, GameSpot pati shansin të kishte në duar sistemin 400 dollarësh dhe tani kanë publikuar një video të asaj çfarë përfshihet brenda paketimit.

Kutia procesorike, kufje stereo, syzet VR janë ato që biejnë menjëherë në sy. Është e rëndësishme të kujtojmë se në mënyqë që seti të funksionojë duhet një kamër PlaySation e cila nuk është pjesë e paketimit.

Në të njëjtën kohë Sony do të ofrojë edhe një pako 500 dollarëshe me lojëra dhe kamerën PlayStation e kontrollerët e lëvizjes. Të gjitha njësitë e para të PlayStation VR janë shitur nga distributorët.

Sony ka paralajmëruar se mund të ketë vonesa dhe kufizime për shkak të kërkesës së lartë. Ju ftojmë të ndiqni video në këtë lidhje. (GameWorld Albanian)

Tags >

sony
Lajmet e fundit>