Lojërat

Constantine

Sep 20 2012
0 Shpërndarje
Constantine

Constantine është një lojë aksion-aventurë e zhvilluar nga Bits Studios dhe e publikuar nga THQ në vitin 2005 për Microsoft Windows, Play Station 2 dhe Xbox.

Loja është e bazuar në filmin e Warner Bros, Constantine, i marë nga seria e librit komik, Hellblazer. Loja në fillim u shfaq në Amerikën e Veriut më 15 shkurt 2005 dhe më pas më 4 mars 2005 në Europë.

Loja fillon ne karakterin kryes, John Constantine, kur ai zbulon për problemet në të cilat kafshët jo të shenjta kalojnë në mbretërinë e tokës duke shkaktuar disbalancë.

Ngjarja e Constantine, nis kur John dërgohet për të çliruar një njeri, vajzë, nga një shpirt i keq, i pashenjtë, në një hotel. Aftësia e lojtarit është të shikojë demona dhe ëngjëj të cilët ndodhen në tokë.

Lojtari mund të kalojë nga një botë në tjetrën, më saktë në botën e Ferrit, duke shkelur në ujë dhë duke thënë fjalët e duhura për të kaluar në botën e mëkateve.

Lojtari lëviz në një prespektivë në vetën e tretë në një stil RPG, duke mbledhur armë dhe municione, duke përdorur mjete për të shëruar veten dhe duke lëshur magji ndaj armiqve të cilët këtu janë djajtë e Luçiferrit. Loja ka pamjen e FPS kur ai gjuan me armë, dhe ndryshime në pamjen e kamerës.

John lëshon magji për të dëbuar djajtë, magji si vetëtima, të krijojë flakë zjarri. Secila magji kërkon që lojtari të shtypë disa butona specifikë në mënyrë të saktë gjatë një sekuence klikimesh. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>