Lajme lojërash

COMPUTERWORLD sjell 300 vjet teknologji

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
COMPUTERWORLD sjell 300 vjet teknologji

Shekulli jubilar i pavarësisë së Shqipërisë ka pasur edhe një histori të teknologjisë që e ka shoqëruar. Për t’ju sjellë sot shqiptarëve një shekull dhe pak më shumë teknologji, doli në treg numri i parë i revistës periodike “Computerworld Albania”, botim i shtëpisë botuese ICTS Media. Kështu të gjithë të pasionurait e tokologjisë, studentët, akademikët, inxhinierët, kërkuesit shkencor,  profesionistët e IT-së,  etj, do të kenë në dorën numrin jubilar të revistës “ComputerWrold Albania”. Numri jubilar ka 100 faqe material, të shtypura në format modern, shumëngjyrësh dhe të ilustruar.

Tematika qendrore e këtij edicioni është “Shqiptarët dhe teknologjia nëpër shekuj” dhe është i ndarë në disa kapituj, si Teknologjia e Informacionit, Teknologjia e Komunikacionit; Teknologjia e Bankës; Teknologjia e Medias; Arti dhe Teknologjia; Shqiptarët dhe trendet e fundit, etj. “Computerworld Albania”, sjell materiale të shumta, që nga fillimet e teknologjisë ndër shqiptarët, që datojnë tre shekuj më parë, e deri te prezantimi i emrave të mëdhenj shqip, që po lënë gjurmë dhe po bëjnë revolucion në fushën e teknologjisë në botë, sidomos në atë të teknologjisë informative dhe asaj të telekomunikacionit.

Botimi përmban intervista me personalitete të shquara nga bota e teknologjisë ndër shqiptarë dhe opinione e informacione të shumta rreth trendeve më të fundit teknologjike në botë. ICTS Media bën të ditur se “Computerworld Albania”, ka startuar me shtrirje në pjesën më të madhe të pikave të shitjes në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe shumë shpejt do të jetë në duart e të gjithëve, kudo nëpër hapësirën mbarëshqiptare, si dhe në Evropë, SHBA e vende të tjera. “Computerworld Albania” është botim i parë i një natyre të tillë në median shqipe, në fushën e teknologjisë dhe synon të jetë forum i kësaj fushe për të gjithë shqiptarët, të cilët tre shekuj më parë ishin shumë përpara të tjerëve në fushën e teknologjisë. I urojmë suksese revistës së parë shqiptare të Teknologjisë së Informacionit, me një shtrirje në të gjithë trojet shqiptare dhe më gjerë.(GameWorld Albanian)

Tags >

CWA
Lajmet e fundit>