Lojërat

Colin McRae: Dirt

Apr 14 2013
0 Shpërndarje
Colin McRae: Dirt

Colin McRae: Dirt është loja e gjashtë e serisë Colin McRae Rally e krijuar nga Codemasters si dhe loja e fundit që doli para vdekjes së Colin McRae.

Loja ka grafikë, audio dhe motor të ri i krijuar nga Codemasters në bashkëpunim me Sony Computer Entertainment.

Loja single përbëhet nga 3 lloje. Karriera, kampionati si dhe Rally world.

Secila prej tyre konsiston në një seri garash të ndryshme në pista të ndryshme si dhe me makinat zyrtare të Rally.

Gjithsej ka 46 makina duke përfshirë këtu nga më të vjetrat e deri në ato të ditëve të sotme.

Dirt doli në 15 qershor 2007 për Xbox 360, PC dhe PS3.

Ka marrë gjithashtu shumë vlerësime positive duke u quajtur një nga lojërat Rally më të mira të të gjitha kohërave.

Game Informer i dha 8/10 ndërsa IGN 9.0/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Dirt 3
Lajmet e fundit>