Lojërat

Cold Fear

Aug 16 2012
0 Shpërndarje
Cold Fear

Cold Fear është një lojë horror e luajtur me prespektivë të vetës së tretë, e krijuar nga Darkworks dhe e publikuar nga Ubisoft. U publikua për Windows në 29 Prill 2005 në Evropë dhe në 17 Maj 2005 në Amerikën Veriore.

Gjithashtu u hodh në treg për Playstation 2 dhe Xbox në 4 mars 2005 në Evropë dhe 15 Mars 2005 në Amerikën Veriore.

Në lojë, ju merrni rolin e Tom Hansen, një ish ushtar që tani punon për rojet bregdetare të SHBA. Ai është dërguar të gjejë të dhëna mbi një anije ruse, e cila ka humbur në det. Ju mund të zgjidhni pozicionimin e kamerës së fiksuar ose asaj të lëvizshme.

Loja ka shumë taktika frikësuese. P.sh., kur hapni një derë, mund t’ju hidhet një krijesë, ose kur jeni duke folur me një person tjetër, mund të shpërthejë një krijesë nga kraharoi i tij.

Gjendja në bordin e anijes ka ndikim në lojën tuaj dhe në mënyrën e kontrollit të personazhit. Përderisa loja zhvillohet gjatë një stuhie në mes të oqeanit, ka shumë lëvizje dhe lëkundje.

Ngarkesa e anijes lëviz vazhdimisht ndërsa Hansen është duke ecur mbi të, kështu që bëhet shumë herë më e vështirë të marrësh shenjestër, apo të ecësh në një vijë të drejtë. Ka gjithashtu shumë rreziqe natyrale, si p.sh. mund të rrëzoheni nga anija në rast se nuk mbaheni mirë, apo edhe ngarkesa që shkëputen dhe janë të predispozuara të vijnë drejt jush.

Loja ka gjithashtu një shirit force, i cili zvogëlohet sa herë personazhi kryen veprime si të ecurit me vrap.

Loja mori vlerësime të ndryshme; Metacritic i dha versionit të Xbox 71 nga 100, kurse atij të Playstation 2 dhe Windows 66. IGN i dha një vlerësim pozitiv më 7.2 nga 10 për versionin e Playstation 2, dhe 7.6 për atë të Xbox.

Kërkesat e Sistemit:

1GHz CPU

256 MB RAM

Kartë grafike 64 MB DirectX9

2.2GB HDD

Windows 2000/XP/Vista/7 (GameWorld Albanian)

Tags >

Cold Fear
Lajmet e fundit>