Lojërat

Cold Fear

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Cold Fear

Cold Fear është një lojë horror e luajtur me perspektivë të vetës së tretë, e krijuar nga Darkworks dhe e publikuar nga Ubisoft.

Loja doli për Windows më 29 Prill 2000 dhe gjithashtu për Playstation 2 dhe Xbox më 4 mars 2005.

Në lojë, ju merret roli i Tom Hansen, një ish ushtar që tani punon për rojet bregdetare të SHBA.i cili është dërguar të gjejë të dhëna mbi një anije Ruse, e cila ka humbur në det.

Loja ka shumë taktika frikësuese. Gjendja në bordin e anijes ka ndikim në lojë dhe në mënyrën e kontrollit të personazhit. Përderisa loja zhvillohet në mes të oqeanit gjatë një stuhie, ka shumë lëvizje dhe lëkundje.

Ngarkesa e anijes lëviz vazhdimisht, ndërsa Hansen është duke ecur mbi të, kështu që bëhet shumë herë më e vështirë të marrësh shënjestër, apo të ecësh në një vijë të drejtë.

Ka gjithashtu shumë rreziqe natyrale dhe mund të rrëzohesh nga anija në rast se nuk mbahesh mirë, apo edhe ngarkesa që shkëputen dhe janë të predispozuara të të dëmtojnë.

Loja mori vlerësime të ndryshme, ku Metacritic e vlerësoi me 71 nga 100, ndërsa IGN i dha notën 7.2 nga 10.

Specifikat:

CPU: 1GHz RAM: 256 MB Grafika: 64 MB HDD: 2.2 GB Windows 2000/XP/Vista/7

Tags >

Cold Fear
Lajmet e fundit>