Gameplay

Codemasters publikojnë një xhiro të nxehtë në F1 2016 të çmimit të madh të Gjermanisë

Jul 28 2016
0 Shpërndarje
Codemasters publikojnë një xhiro të nxehtë në F1 2016 të çmimit të madh të Gjermanisë

Kjo javë shënon një ditë të rëndësishme për sportin i cili lëviz me shpejtësi, Formula 1, sepse ky eveniment do të rikthehet në pistën legjendare të Hokenheim në Gjermani pas një viti mungese.

Ndërsa kanali zyrtar i Formula 1 në Youtube publikoi një video të një xhiroje të nxehtë të Jenson Button në 2014-tën, ditën e sotme Codemasters, zhvilluesit e video lojës së Formula 1 për konsolat Xbox, PlayStation dhe kompjuterat personal publikuan një xhiro të realizuar me anë të video lojës F1 2016 e cila debuton më 19 Gusht.

Në bord gjendet Niko Hulkenberg me Force India-n e tij në Hokenheimin e 2016-tës sipas F1 2016. Kjo xhiro ofron një panoramë të përgjithshme të disa prej ndryshimeve që pritet të vijnë në edicionin e lojës së këtij viti dhe eksperiencën që ofron. Ju ftojmë të ndiqni xhiron e nxehtë. (GameWorld Albanian)

Tags >

F1 2016
Lajmet e fundit>