Lojërat

Clock Tower 3

Sep 16 2012
0 Shpërndarje
Clock Tower 3

Clock Tower 3 është një lojë horror-mbijetesë e zhvilluar nga Capcom Production Studio 3 dhe Sunsoft për Play Station 2. Loja doli në treg në Japoni në 12 Dhjetor, 2002, në Amerikën e Veriut në 18 Mars 2003 dhe në Europë në 25 Qershor 2003.

Loja është ndër të parat që përfshin kontroll direkt rreth protagonistit. Gjithashtu loja është e para që nuk përfshin disa lloje mbylljesh, por vetëm një. Clock Tower 3 nuk ka të bëjë fare dhe nuk është vazhdimi i serive të kaluara të Clock Tower.

Lojtari në lojë kontrollon një vajzë 14-vjeç, Alyssa Hamilton, e cila sapo mbaron shkollën mer një letër të çuditshme nga e ëma, Nancy, duke i thënë që ajo duhet të fshihet deri në sa ajo të mbushë 15-vjeç. Gjatë udhëtimit të saj në shtëpi, Alyysa, vëren se nuk ka asnjë, por vetëm një burrë i moshuar që në lojë quhet Dark Gentleman.

Loja është një horror japonez shumë i bukur dhe shumë drithërues. Gjatë lojës lojtari nuk zotëron asnjë armë, vetëm disa shishe me ujë të shenjtë, por gjatë rrugës në lojë lojtari duhet të zgjidhë shumë enigma dhe të gjej objekte të nevojshme përreth. Armiqtë që shfaqen gjatë lojës mund të vriten me ujin e shenjtë, ose Alyssa thjeshtë mund të vrapojë dhe të fshihet derisa ata të largohen.

Loja ka marë disa vlerësime mesatare ku Metacritic i dha notën 69/100 ndërsa GameRankings 70.18%. GameSpot i dha notën 7.3 ndërsa IGN notën maksimale që mori loja, 7.7. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>