Android

Civilization, loja e famshme do të jetë e disponueshme edhe në App Store dhe Google Play

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
Civilization, loja e famshme do të jetë e disponueshme edhe në App Store dhe Google Play

Loja e famshme strategjike Civilization Revolution 2, e krijuar nga Firaxis Games në vitin 2008 do të lançohet muajin që vjen edhe për telefonët inteligjentë. Civilization Revolution 2 është loja e parë, e cila do të zhvillohet ekskluzivisht nga fillimi për telefonët inteligjentë. Kompania Publisher2KGames shprehet se kjo lojë do të ketë grafika shumë të larta si dhe do të ketë një rrjedhë krejt të re loje.

16 liderët historikë nga loja e parë, duke përfshirë figura si Abraham Lincoln, Gandhi, dhe Napoleon do të përfshihen përsëri në këtë lojë krahas personazheve të rinj si Winston Churchill dhe John F. Kennedy. Krahas lojës Civilization Revolution 2 për smartfonë njëkohësisht po zhvillohet edhe një lojë tjetër me emrin Civilization:Beyond Earth për PC. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>