Lajme lojërash

Cilat janë ndryshimet mes Xbox one, PS4 dhe Wii U (Infografik)

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Cilat janë ndryshimet mes Xbox one, PS4 dhe Wii U (Infografik)

Në infografikun e mëposhtëm do të shohim me detaje tre prej konsolave më popullore të lojërave, duke u bazuar në historikun dhe statistikat e tyre.

Të treja konsolat janë të zhvilluara nga tre kompani të ndryshme, Playstation nga Sony, Xbox One nga Microsoft dhe Wii U nga Nintendo. Të treja gjenden në gjeneratën e tetë dhe versionet e fundit janë lançuar këtë vit për PlayStation dhe Xbox, ndërsa Wii U u lançua vitin e kaluar. Çmimet janë përkatësisht 399 $, 499 $ dhe 299 $. Grafika është e bazuar në AMD për të treja konsolat, megjithatë teknologjia e përdorur për to ndryshon nga njëra konsolë në tjetrën.

PlayStation vazhdon të mbetet konsola më e shitur në gjithë botën. PS2 ka shitur gjithsej 157.68 milionë njësi, duke qenë kështu edhe versioni më i shitur i PlayStation. Xbox 360 ka shitur gjithsej 77.88 milionë njësi ndërsa Wii 99.99 milionë.

Grand Theft Auto është loja më e shitur në PlayStation 2, në Wii llogaritet Wii Sports, ndërsa në Xbox 360 Kinect Adventures. Ajo që ka bërë më tepër popullore PlayStation është inovacioni dhe teknologjia e CD-ve, përmes së cilës janë mundësuar lojërat në cilësi të lartë. Xbox SmartGlass, e cila vjen me disa lojëra të veçanta, është ajo që e ka bërë zbavitjen të mahnitshme. Wii është tepër praktik dhe suporton opsione të ndryshme të lojrave. (GalmeWorld Albanian)

Lajmet e fundit>