Lojërat

Chromecast synon të bëhet pika kryesore e video-lojërave familjare

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Chromecast synon të bëhet pika kryesore e video-lojërave familjare

Google ka lançuar disa lojëra të reja familjare të dizenjuara posaçërisht për Chromecast. Kjo do të thotë që kompania po ndërmerr hapa për ta kthyer platformën televizive Chromecast në një konsolë alternative.

Aplikacionet e reja të lançuara ditën e djeshme, përdorim smartfonin tuaj si një komandë për softuerin që do të instalohet në televizor. Në këto lojëra përfshihen ato tradicionale dhe tepër të njohura si: Wheel of Fortune, Monopoly Dash, Scrabble Blitz, Connect Four Quads dhe Simon Swipe. Ato janë të disponueshme si për iOS dhe Android dhe funksionojnë në tablet dhe smartfon.

Një risi është dhe loja Just Dance Now, një version për telefonë të lojës me kërcime të Kinect, e cila përdor lëvizjet që kapen nga sensorët e smartfonit tuaj dhe i përkthen ato në lëvizje brenda lojës. Duket se Chromecast po ndjek gjurmët e Apple me dy ekrane të rinj për të luajtur . Madje Google ka filluar të shesë televizorët Android.

Të reja në Chromecst vijnë gjithashtu ShowTime Anytime dhe Starz që i jep akses abonentëve ekzistues në librari dhe të kërkojnë për libra duke u bazuar në tituj, autorë apo specifika të tjera. Me një çmim prej 35$, Chromecast është pajisja më e mirë dhe më ekonomikë për ti pasur të gjitha këto gjëra në televizorin tuaj. E gjitha kjo është një pjesë shumë e vogël e ambicies së kompanisë për të ecur përpara e për tu futur në tregje të reja. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>