Lojërat

Chase the Express

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Chase the Express

Chase the Express është një lojë e krijuar nga Sugar and Rockers për PlayStation dhe doli në vitin 2000. Lojtari kontrollon togerin Jack Morton nga NATO, me qëllim shpëtimin e një treni që është marrë në kontroll nga terroristët.

Ai ndihmohet nga Christina Wayborn, truproja e ambasadorit francez si dhe gjithashtu këshillit të NATO-s. Duke lëvizur në zonat e ndryshme të trenit, lojtari duhet të përballet me terroristët, të gjejë ambasadorin francez dhe të ndalojë terroristet të përdorin armën nukleare.

Loja zhvillohet në prespektivën e vetes së tretë, dhe ka elemente të zgjidhjes së mistereve, kërkim të çelësave si dhe në disa pika marrja në kontroll të trenit. Loja gjithashthu është e ndarë në nivele në bazë, se në cilën pjesë të trenit ndodhesh.

Për të ruajtur ecurinë e lojës, shërbejnë tualetet e trenit. IGN i dha lojës notën 4.8 nga 10 duke kritikuar kontrollin e keq të lojës pavarësisht vlerësimit shumë tëm irë për grafikën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>