Lojërat

Chaos Legion

Aug 26 2012
0 Shpërndarje
Chaos Legion

Chaos Legion është një lojë me pamje në vetë të tretë, “kap dhe godit”, e zhvilluar dhe e publikuar nga Capcom. Loja është bazuar në novelën e Tow Ubukata me të njëjtin emër.

Historia e Chaos Legion nis në nëntor të 791 (Viti i Djallit: Anno Satanis). Protagonisti Sieg Warheit është një kalorës i Dark Glyphs, i cili duhet të përmbushë një mision, nën urdhërat e Order of St. Overia, për të gjetur shokun e tij Victor Delacroix, i cili ka vjedhur një libër të ndaluar të quajtur “Apocrypha of Yzarc”. Ai duhet ta ndalojë atë në çlirimin e shpirtit të Azrail, që të shkatërrojë tre planetet ekzistues: Nether World, Middle World dhe Celestial World.

Loja ka tiparet e një aksioni, ku një numër i madh armiqsh e sulmojnë lojtarin nga shumë anë në të njëjtën kohë. Për të kaluar në pjesën tjetër të lojës, atij i duhet shpesh të mundë të gjithë armiqtë që i kanë zënë rrugën. Një nga karakteristikat që e bën lojën të veçantë është se karakteri është gjithmonë i shoqëruar nga krijesa të cilat luftojnë përkrah tij, të quajtura legjone.

Ndërsa legjonet thirren, Sieg e ka të pamundur të vrapojë dhe sulmi i tij ulet në mënyrë të konsiderueshme. Legjonet kontrollohen, pra lojtari mund t’u japë urdhëra që të sulmojnë ose të mbrojnë. Kur legjonet ende nuk janë thirrur, Sieg mund të performojë disa sulme të quajtur “Assist Attack” që bëjnë të shfaqen legjonet dhe të sulmojnë me të, por vetëm gjatë këtij sulmi.

Sieg ka fuqinë të kontrollojë keto legjonë, të cilat janë: Guilt, Hatred, Malice, Arrogance, Flawed, Blasphemy dhe Thanatos. Thanatos është legjoni final dhe më i fuqishmi në lojë. Ai ndryshon formë gjatë evolimit të tij, duke nisur si një vezë, në një krijesë e vogël si drago dhe në fund në formën e tij perfekte.

Sieg e zotëron Thanatos në fillim të lojës, por e humb atë në fund të raundit të parë. Për ta marrë përsëri, lojtari duhet të mbledhë të gjitha 9 pjesët e tij, chip, në lojë.

Loja nuk ka marrë ndonjë vlerësim shumë të lartë, me një mesatare 65/100 në MetaCritic dhe 67.31% në GameRankings. Version për PC pati goxha zhgënjim, vetëm 37/100 dhe 46.60% përkatësisht. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>