Lojërat

Champions Online, falas në vitin e ardhshëm

Oct 28 2010
0 Shpërndarje
Champions Online, falas në vitin e ardhshëm

Me World of Warcraft të Blizzard Entertainment që tani ka mbi 12 milionë lojtarë në të gjithë botën, qëndrimi stabil në zhanrin dhe hapësirën e multiplayer online role-playing nuk është detyrë e lehtë. Një mundësi e mire dhe gjithnjë më e zakonshme për ta mbajtur gjallë projektin në këtë lëmi, është metoda për t’u luajtur falas në mënyrë që të ketë edhe mbështetje në biznes. Disa nga lirimet dhe shëndërrimet për t’u luajtur falas janë Dungeons & Dragons Online dhe Lord of the Rings Online, e poashtu edhe EverQuest II nga Sony Online Entertainment.

Këto ditë, siç duket edhe një MMORPG tjetër është shtuar në këtë list, pasi që Atari dhe Cryptic Studios njoftuan se vepra e tyre me superheronjë e quajtur Champions Online do të miratojë një model hibrid për t’u luajtur falas gjatë tremujorit të parë të 2011. Një test i mbyllur beta për modelin që do të ofrohet falas është caktuar për 9 nëntor.

Në kohën kur Atari do ta filloj ta praktikoj këtë ndryshim, lojtarët do të kenë mundësi ta shkarkojnë lojën Champions Online pa kosto dhe të luajnë në sasi të pakufizuar të kohës. Megjithatë, këta lojtarë do të kenë mundësinë të blejnë përmbajtjen premium, që përfshinë pakot e aventurave të reja, pajisije të reja, fuqi të ndryshme dhe copa të kostumit. Kjo përmbajtje do të ofrohet përmes opsionit të quajtur C-Store, një vend tregtar i bazuar në ueb dhe në lojë.

Champions Online ishte projekti i parë i dy MMORPG-ve që Cryptic lansoj brenda periudhës pesë mujore, dhe që debutoj në shtator të 2009. Edhe pse ajo ka marrë kritika më të favorshme se Star Trek Online, loja nuk arriti fitime vjetore të mjaftueshme për Atari. Në gusht, drejtori kreativ i Cryptic dhe bashkëthemeluesi i Blizzard North, Bill Roper, njoftoi për lansimin e Dungeons & Dragons Neverwinter më vonë në atë muaj./gameworld.al

{youtube}udxOjR8rTN8{/youtube}

Lajmet e fundit>