Lojërat

Çfarë duhet të dini për lojën Call of Duty: Black Ops II

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Çfarë duhet të dini për lojën Call of Duty: Black Ops II

Një tjetër lojë vjen në serinë Call of Duty. Loja e këtij viti, Call of Duty: Black Ops 2, hidhet në treg, në një kontekst të pabesueshëm, ku SHBA-të janë nën forcën shkatërrimtare të “dronëve” të vet luftarakë.

Ja çfarë duhet të dini për lojën e re të Activision

Me Black Ops 2, seria e lojërave Call of Duty është larguar tërësisht nga rrënjët e veta si një lojë lufte historike. Loja zhvillohet në vitin 2025 dhe fokusohet te David Mason, biri i protagonistit të Black Ops origjinal.

Prej kohësh SHBA-të dhe Kina janë në luftë të ftohtë për zotërimin e disa mineraleve të rralla, prandaj SHBA-të kanë ndërtuar një ushtrim “dronësh” për t’u mbrojtur. Ky plan merr një rrugë të keqe kur një aktivist politik, Raul Menendez, i përvetëson dronët dhe i përdor për të sulmuar të dy vendet, me shpresë që të nisë një luftë.

Kjo formon skenarin për lojën e luftës për të cilën njihet Call of Duty, por me armë më futuriste dhe me robotë.

Por këtë herë loja ofron një të papritur: misionet e ashtuquajtura Strike Force, të shpërndara nëpër lojë, mund të ndikojnë në përfundimin e misionit. Në këto misione, lojtarët kalojnë nga ushtarët te mjetet lëvizëse për të realizuar objektivat.

Fitove ose jo në këto misione, loja vazhdon, por nëse dështon, ajo bëhet më e vështirë. E reja është se lojtarët mund të krijojnë një sistem create-a-class, pasi lojtarët mund të mbajnë një armë më pak në shkëmbim të një granate, ose të furnizohen shumë me armë duke sakrifikuar aksesorët.

Loja do të hidhet në treg për Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC. Loja do të jetë në dispozicion edhe për Nintendo Wii U në SHBA, më 18 nëntor 2012. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>