Lojërat

Cataclysm shet 4.7 milion kopje brenda një muaji

Jan 11 2011
0 Shpërndarje
Cataclysm shet 4.7 milion kopje brenda një muaji

Vetëm një muaj pasi që doli në treg anembanë botës më 7 dhjetor, World of Warcraft: Cataclysm ka vendosur një tjetër rekord. Zhvilluesi dhe publikuesi Blizzard Entertainment ka njoftuar dje në mëngjes, se ekspansioni i tretë i lojës masive multiplayer e bazuar në rol ka shitur rreth 4.7 milion njësi gjatë muajit të parë të lansimit, 3.3 milion e të cilave ishin shitur vetëm në ditën e parë. Tani për tani, World of Warcraft ka më shumë se 12 parapagues në mbarë botën.

Bazuar në analizat e brendshme të Blizzard rreth shitjes, Cataclysm ka vendosur një rekord të ri të shitjeve për kompaninë, duke tejkaluar kështu edhe numrin rekord të shitjeve që ka bërë paraardhësi i saj, Wrath of the Lich King. Ekspansioni i fundit rrit numrin e niveleve nga 80 në 85, si dhe përmban një ndryshim drastik të vendeve të vjetra të Azeroth. Shtesa gjithashtu përfshin edhe dy raca të reja që kanë impresionuar lojtarët, goblinët duke ju bashkangjitur Horde, dhe worgenët në Alliance.

Blizzard nuk ka shfaqur ende ndonjë projekt të ardhshëm të World of Warcraft. Sidoqoftë, kompania ka thënë që projekti i ardhshëm do të publikohet në qerekun e dytë të vitit 2012./gameworld.al

 

{youtube}ldXM9AFe46Q{/youtube}

Lajmet e fundit>