Lojërat

Castlevania

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Castlevania

Castlevania është një lojë për konsola e krijuar nga Konami për Gamily Computer Disk System në Japoni në shtator të 1986.

Një vit më vonë, në maj të 1987, loja u modifikua në kasetë dhe doli në Amerikën e Veriur për Nintendo Entertainment System (SNES). Loja doli përsëri në 1993 për Family Computer në Japoni.

Castlevania është loja e parë nga seria me të njëjtin emër dhe konsiderohet një nga titujt që kanë lënë gjurmë në fushën e lojërave. Castlevania është një lojë tipike platform e kohës 8-bit. Loja përbëhet nga 6 nivele të cilat kalohen në vijë lineare. Lojtari kontrollon personazhin e quajtur Simon Belmont në vitin 1961.

Gjatë lojës Simon duhet të vrasë krijesa të pavdekshme me anë të armëve që ka. Çdo nivel përfundon me një kapo i cili frymëzohet nga letërsia klasike si Medusa, mumja, Monstra e Frankeshtajnit dhe Igor, Grim Reaper dhe në fund Drakula. Castlevania u rendit si loja e 22 më e mirë për Nintendo System.

Versioni i ridizajnuar për Nintendo Wii mori notën 7.5 nga IGN duke thënë se grafika dallohet mbas 20 vjetësh, por muzika dhe atmosfera janë shumë frymëzuese. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>