Lojërat

Castlevania: Rondo of Blood

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Castlevania: Rondo of Blood

Castlevania: Rondo of Blood është një lojë për platformë e krijuar nga Konami për PC Engine. Loja vendoset në universin imagjinar të Castlevania me protagonist Richter Belmont në një mission për të shpëtuar të dashurën e vet Annette e cila është rrëmbyer nga Drakula.

Për shkak të aftësive të PC Engine dhe CD-ROM me Super System Card, në lojë janë vendosur sekuenca Anime. Loja doli në Japoni më 29 tetor 1993.

Objektivi i lojës është të realizosh aventurën e Richter Belmont në 9 nivele në misionin e tij për të shpëtuar të dashurën nga kështjella e Drakulas.

Richter përdor një kamzhik si armën e tij kryesore si dhe një nga 6 armët dytësore. Gjatë aventurës në kështjellë Richter mund të shpëtojë dhe 4 shërbëtore duke përfshirë këtu dhe motrën e Annettes.

Historia zhvillohet në vitin 1792. Rondo of Blood ka marrë vlerësime pozitive dhe është përshkruar si një lojë e krijuar bukur në stilin klasik të Castlevania. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>