Lojërat

Castlevania III: Dracula’s Curse

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Castlevania III: Dracula’s Curse

Castlevania III: Dracula’s Curse është loja e tretë në serinë me të njëjtin emër dhe e fundit për Nintendo Entertainment System. Loja u publikua nga Konamia në Japoni në 1989, në Amerikën Veriore në 1990 dhe në Europë në 1992.

Më vonë loja doli përsëri për Nintendo Wii më 31 tetor 2008. Historia shërben si një parathënie nga historia e Castlevania e vendosur disa shekuj para ndodhive të lojës së parë.

Protagonisti i lojës është Trevor C. Belmont, një paraardhës i heroit origjinal Simon Belmont. Castlevania III nuk është lojë linearë. Trevor mund të zgjedhë një nga 3 asistentët dhe pasi mbaron nivelin e parë i jepet mundësia për të zgjidhur 2 rrugë të ndryshme.

Lojtari mund ta përfundojë lojën në mënyra të ndryshme ku çdo gjë varet nga zgjedhjet që janë bërë gjatë lojës. Historia vendoset në vitin 1476 dhe Kont Dracula sapo ka filluar të ndërtojë ushtrinë e tij me të pavdekshëm. Familja Belmon thërritet për ndihmë nga kisha për të luftuar Drakulan.

Nintendo Power e vendosi lojën si të nëntën më të mirëm për platformën NES duke i theksuar përmirësimet që kishte sjellë, ndërsa IGN evendosi Castlevania III si lojën e 5-të në listën e tyre e Top 100 lojërat për NES. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>