Lojërat

Castlevania II: Simon’s Quest

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Castlevania II: Simon’s Quest

Castlevania II: Simon’s Quest është një lojë aksion RPG e krijuar nga Konami. Loja fillimisht doli për Family Computer Disk System në Japoni në 1987 dhe për Nintendo Entertainment System në Amerikën Veriore në 1988.

Është loja e dytë në serinë me të njëjtin emër dhe ngjarjet ndodhin pak kohë pas lojës së parë. Lojtari përsëri merr rolin e gjahtarit të vampirave Simon Belmont i cili është në një mision për të hequr një mallkim që e mori nga Drakula nga beteja e mëparshme.

Loja ndryshon nga ajo e para duke shtuar elemente si harta dhe heqja e ecjes lineare duke e lënë lojtarin të eksplorojë sipas dëshirës. Simon mund të flasë me fshatarët të cilët mund ti japin ndihma ose ta gënjejnë atë. Ai mund të flasë gjithashtu me tregtarët të cilët do i shesin mjete ose për të luftuar ose për të kaluar terrene të vështira.

Për ti paguar ata Simon duhet të mbledhë zemra të cilat bien nga monstrat e vrarë. Simon’s Quest prezanton një sistem eksperience i cili është elementi bazë në lojërat RPG. Loja ka një sistem dite dhe nate të cilat ndryshojnë sipas orës së brendhsme të konsolës.

Gjatë ditës monstrat janë më të pakët dhe me të dobët ndërsa gjatë natës ata dalin më shpesh dhe shkaktojnë më shumë dëme. Fshatarët dhe tregtarët gjatë natës zhduken dhe vendin e tyre e zënë zombit. Simon’s Quest u krijua nga H. Akamatsu.

Që sa doli loja mori shumë publicitet nga revista Nintendo Power e cila në kopertinë kishte personazhin Simon i cili mbante në dorë kokën e Drakulës.

Kopertina provokoi shumë shqetësime dhe telefonata nga prindërit të cilët e kishin blerë revistën. Loja ka marrë vlerësime pozitive dhe është klasifikuar si një klasiket e arta të Nintendos. GameSpot e vlerësoi me 6.5 nga 10 ndërsa GameTrailers me 7.5 nga 10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>